13:49 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzoi” Berishën, Bardhi: SPAK dhe GJKKO të revokojnë masën! Çdo vonesë minon demokracinë

10:41 | 22/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushtetuesja “rrëzoi” Berishën, Bardhi: SPAK dhe GJKKO të revokojnë masën! Çdo vonesë minon demokracinë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ditën e djeshme kërkesën e kreut të PD Sali Berisha.
Ndërkohë që nuk u pranua kërkesa për lehtësim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” por se ka lejuar udhëtimin e tij jashtë vendit.
Mbi rastin ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili kërkoi që Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO të revokojnë masën e sigurisë ndaj kryedemokratit.

“Megjithatë, të paktën standardi i pranuar nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që kam thënë prej ditës së parë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e panevojshme, joproporcionale e për rrjedhojë antikushtetuese. Kjo për faktin se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” (si kufizim lirie) është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” (si heqje lirie) është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese”, shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë:
Sali Berisha ka mbrojtur Kushtetutën dhe interpretimin/standardin që vetë Kuvendi kishte aplikuar në raste të mëparshme (precedenti “Tahiri”), ku kishte autorizuar prokurorinë për marrjen e masave të sigurimit “detyrim paraqitje” apo “ndalim të daljes jashtë vendit”. Për këtë arsye, kam një qëndrim thelbësisht të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese sa i përket nevojës për marrjen e autorizimit nga Parlamenti kur kufizohet liria e lëvizjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Megjithatë, të paktën standardi i pranuar nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që kam thënë prej ditës së parë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e panevojshme, joproporcionale e për rrjedhojë antikushtetuese. Kjo për faktin se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” (si kufizim lirie) është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” (si heqje lirie) është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.
Masat e sigurimit nuk janë masa ndëshkimi dhe nuk mund të trajtohen kurrësesi si të tilla gjatë fazës së hetimit apo gjykimit, ku cilido prezumohet i pafajshëm. Ato nuk duhet të pengojnë, në mënyrë joproporcionale dhe përtej asaj që është e nevojshme, një të zgjedhur të ushtrojë në liri të plotë mandatin kushtetues të fituar nga qytetarët. Gjykata Kushtetuese qartësisht ka theksuar se VETËM masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është e mjaftueshme në drejtim të domosdoshmerisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.
Për rrjedhojë, tashmë që Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nën dritën e këtij zhvillimi të ri, SPAK dhe GJKKKO duhet që, nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra në përputhje me vetë Kushtetutën, të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës, të cilit, përveçse kufizimit të padrejtë të lirisë në shkelje të parimit universal të prezumimit të pafajësisë, po i pamundësohet prej 326 ditësh ushtrimi i funksioneve si deputet i Kuvendit, kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës.
Çdo sjellje e ndryshme nga ajo që ka diktuar sot thelbi logjik dhe standardi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese mbi proporcionalitetin e masave që janë aplikuar ndaj Sali Berishës, do të na kujtonte precedentin antikushtetues të mazhorancës socialiste që refuzoi dy herë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim mbrojtjen politike të deputetes dhe ish-ministres strategjike Olta Xhaçka. Vetëm se në këtë rast nuk do ishim përpara mbrojtjes politike nga vetë politika, por përpara një akti edhe më të rëndë, atij të sulmit politik të drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim do të minonte demokracinë dhe do të përbënte një ndërhyrje brutale të drejtësisë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në barazinë e palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke penguar Liderin e opozitës të jetë lirisht aktiv në fushatën e ardhshme zgjedhore. 326 ditë pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Linderit të opozitës janë mjaftueshmërisht të rënda për të toleruar të bëhen 327 ditë apo më shumë!

Pas

Moti i keq përfshin Shkodrën, bllokohet nga rrëshqitja aksi Prekal-Kir, autoritetet apel qytetarëve për kujdes

Para

Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në qytetin verilindor të Ukrainës

Para
Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në qytetin verilindor të Ukrainës

Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në qytetin verilindor të Ukrainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

“Fisnike dhe model për mua”, Zegjine Çaushi falënderon Maldrita Bardhon për hapin e guximshëm

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

200 euro kundrejt shërbimeve seksuale/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 7 klientët shqiptarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.