Sipas Bashës, Gjykata Kushtetuese, është një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta e cila nuk mund të ketë as pavarësinë as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.
Postimi i plotë
Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.
Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.
Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.
Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre.
Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj.
Shqipëria meriton më shumë!