Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve që kërkoi rrëziin e ligjit të Vettingu-t.
Në argumentin e saj, Kushtetuesja shprehet se padia e gjyqtarëve ishte e njëjtë me padinë e rrëzuar të Partisë Demokratike. Shoqata e Gjyqtarëce nuk paraqiti asnjë provë në padinë e ngritur. Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve nuk cenon asnjë të drejtë.
“Në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë provë. Ligji për rivlerësim nuk cenon asnjë të drejtë.”,është shprehur ndër të tjera Gjykata Kushtetuese.
Kujtojmë se më 22 dhjetor 2016, Kushtetuesja rrëzoi padinë e Partisë Demokratike për Vettingu-n. Ky vendim erdhi pas Opinionit të Komisionit të Venecias e cila nuk gjente ligjin në shkelje me Kushtetutën e Shqipërisë. Dy nga gjyqtarët e Kolegjit votuan pro kërkesës, ndërsa gjashtë të tjerë votuan kundër.
(XH.A/SHUPLAKA)