Në studion e FaxNews “Me Xhaxhiun”, ka qenë e ftuar anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Enriketa Papa. Papa kryeson listën e përfaqësuesve politik të PD-së. Sipas Papës, ajo është e vetëdijshme për sfidat e garës që përfaqësuesit e PD-së kanë për Tiranën. Papa është profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë dhe aktive në PD. Sipas saj, opozita është në gjendje fataliste. Së fundmi ajo i ka kërkuar dhe Berishës të tërhiqet dhe t’i lërë demokratët të marrin frymë, për një ndryshim të mirë për Shqipërinë. Me Xhaxhiun Papa, tregoi që ka qenë pjesë e listës për përzgjedhjen e kandidatëve si Këshilltarë dhe Kryebashkiakë, por thotë se jo të gjithë emrat e zgejdhur prej saj dhe kolegëve janë emrat që Alibeaj ka caktuar në lista. Për të më e mira që mund të bëhej për Shqipërinë, është të ofrohen alternative të reja, domethënë të rinjë që kanë programe të konsultuara me ekspertë dhe të synojnë përmisimin e situatës politike në vend. Gjithashtu, e pyetur nga Xhaxhiu, Papa shprehet dhe mbi “Kushtetutën e 2008”, ku e cilëson atë si një lloj çimentimi ku dy krerët e atëhershëm, Berisha dhe Rama, çimentuan Kushtetutën për të çimentuar pushtetin e tyre.
Xhaxhiu: Ju thoni se është përgjegjësi, atëherë pse e pranuat propozimin, pse vendosët të dilnit jashtë komfortit të botës akademike, profesereshë e nderuar me studime, vjen një moment që thua po i hyj një gare?
Enriketa Papa: Faktikisht, angazhimi im në PD ka disa vite, jo në frontline (vijën e parë) po në back, nga 2017 deri sot kam marr disa përgjegjësi brenda PD-së, qoftë angazhimi akademik edhe civil, në frontline ka qenë propozimi i z.Basha në 2020, për të qenë pjesë e Komisionit për përzgjedhjen e kanidaturave.
Xhaxhiu: Juve i keni përzgjedhur, këta që janë sot në Parlament?
Enriketa Papa: Nuk i kam përzgjedhur unë, po kam bërë pjesë e një skuadre…
Xhaxhiu: A keni dhe ju fajin tuaj që kemi deputetë të tillë nga ana e PD-së?
Enriketa Papa: Përgjegjësia ime, bashkë me kolegët e tjerë, ka qenë që të bënim më të mirën që PD të përfaqësohej në Parlament…
Xhaxhiu: Ndërkohë që keni lënë jashtë vlera të vërteta intelektuale, por jo vetëm të PD-së.
Enriketa Papa: Jo, unë nuk kam lënë jashtë, ideja është që ky komision bëri një punë, dha një raport, një listë të gjatë me emra, jo të gjithë emrat që kemi propozuar kanë qenë pjesë. Ka disa emra që janë futur, por ne i kishim lënë jashtë.
Xhaxhiu: U nxitova, harrova për një çast vendimmarjen e z.Basha, ka bërë masakër në këtë drejtim, gjithsesi është zgjedhja e tij.
Enriketa Papa: Unë them që vendimmarrja ka qenë kolegjiale në kuptimin e kryesisë të PD-së për të përzgjedhur një listë me ata deputetë, që janë në PD duke mos harruar dhe rolin backstage të z.Berishës.
Xhaxhiu: Keni ju një pikë tuajën të fortë, vendosmërinë, mostërheqjen, shpirtin luftarak?
Enriketa Papa: Të treja janë pjesë e karakterit tim. Them që jam një njeri, kur i futem diçkaje për ta bërë, kam vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund dhe për t’i qëndruar vlerave morale dhe integritetit jo vetëm individual, por edhe politik. Besoj te PD si institucion dhe nuk është e vulës, po PD e Shqipërisë.
Xhaxhiu: Por është e vulës tani për tani.
Enriketa Papa: Është PD e Shqipërisë, ku Alibeaj është kryetari i komanduar i kësaj partie.
Xhaxhiu: Ka element të karrierizmit të ju, në kuptimin e mirë, karrierizmi politik.
Enriketa Papa: Patjetër që ka, qoftë edhe politik por edhe në profesionin tim. Jam një njeri që i marr sfidat dhe i përballoj me sukses, atë akademike e kam përballuar me sukses.
Xhaxhiu: Ç’ju lidh me Tiranën?
Enriketa Papa: Unë kam lindur në Tiranë, jam edukuar kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, me një shkëputje 7-vjeçare për studimet post-universitare dhe punë në Austri dhe jam rikthyer në vendin tim për të kontribuar qoftë personalisht në sferën profesionale të historisë së Shqipërisë.
Xhaxhiu: Ju u kthyet në Shqipëri me faktin se jeni pak idealiste, duke lënë Grazin dhe erdhët këtu në këtë provincë?
Enriketa Papa: Nuk e konsideroj provincë Shqipërinë, është atdheu im.
Xhaxhiu: Është provincë, jo në kuptmin pezhorativ, provincë në kuptimin e kulturës, qoftë edhe të politikës.
Enriketa Papa: Nuk e konsideroj provincë aq më tepër Tiranën, e konsideroj Shqipërinë atdheun tim që ka problematika të zhvillimit për shkaqe edhe historike. Mendoj që është një moment që tërë politikbërja duhet të mendojë për ta ndryshuar këtë Shqipëri që ka ngelur pak e kapur si shtet.
Xhaxhiu: Jemi duke iu referuar politikbërjes së këtyre që kemi 30 vite që po i shohim përditë?
Enriketa Papa: Të gjithë politikës në Shqipëri edhe brezi i ri, për të kontribuar, për të hequr esatblishmentin e vjetër 30-vjeçar pë të sjellë një mendësi të re në politikbërje, pakëz më humane, pasi mënyra si është zhvilluar këto vite, është një politikë e egër.
Xhaxhiu: Cili është ai mekanizëm politik, që do ta fshinte nga faqja e dheut këtë establishment, që po na mban peng, po na merrë zvarrë?
Enriketa Papa: Politikbërja e re, brezi i ri i politikanëve. Duke dhënë alternativë, duke dhënë mendime të reja, duke besuar te të rinjtë.
Xhaxhiu: Po, por kemi pengesën e kryetarëve të përjetshëm që vendosin për fatin e gjithkujt. Si do ia bëjmë Kushtetutës së 2008.
Enriketa Papa: Kushtetuta e 2008 është një lloj çimentimi që u bë nga të dy liderët, qoftë Berisha qoftë Rama për të çimentuar pushtetin, këto lloj iniciativa, propozime konkrete në Parlament, kthimin në institucione e shoh si një asepkt të rëndësishëm, gjithashtu marrjen e ekspertizës.