Në seancën plenare të kësaj të enjte të mbajtur në momente tensioni, për shkak të protestës së opozitës, në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është drejtuar kreut të PD si huligan dhe opozitarëve që protestojnë jashtë si “politikanë të korruptuar urdhërojnë elementët kriminale të godasin policinë e shtetit”.
Balla ka folur në lidhje me ligjin drejtuar financimit të partive, ku i drejtohet PD-së duke u shprehur se “dikur ajo ka qenë aseti më i rëndësishëm në vend, ndërkohë që sot ka një financim të dyshimtë me burim rus”.
Balla tha se, “provat e shfaqura që u bënë publike edhe sot në PD”, ku sipas tij “Lulzim Basha nuk duhet të ketë më të drejtë të flasë në emër të PD-së.
Sipas Ballës, “nuk është e rastësishme që në 16 mars të ketë protestë në Podgoricë Tiranë e Beograd e më tej protesta e 13 prillit në Tiranë të bëhet pasdite.”
Kreu i Grupit Parlamentar të PS thotë se: “Ne duhet të forcojmë edhe një ligj tjetër atë të financimit të partive. Jemi para një akti të konfirmuar nga gjithë burimet. PD, partia e idealeve të dhjetori, që sot është peng i një financimi të dyshimtë me burim rus.”
Madje sipas tij edhe, “Ish zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të mbrojtjes tha dje qartë se kur opozita djeg mandatet, kjo është toka më pjellore që Rusia të ushqejë më shumë armiqësi në Ballkan.”