Pas kalimit në kuvend të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Deputeti demokrat me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se qeveria po vjedh me ligj, ndonëse Presidenti e ktheu atë duke renditur 9 arsye kushtetuese, pse ligji nuk mund të kalohej.
“Palaçot qe po vjedhin shqiptaret me ligj
Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnje.”
Sipas Bylykbashit, “Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ligjin e rrezuar dhe ia coi perseri te njejten “corbe” Presidentit per dekretim. Presidenti e ktheu perseri ligjin me veto, duke nenvizuar se asnje nga 9 aresyet e rrezimit heren e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratoje ligjin qe vjedh pronen publike duke prishur Teatrin Kombetar.”
Ai shprehet se, “Tani, meqe presidenti nuk ka ndryshuar qendrim dhe thote se te nenta aresyet e rrezimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:
E kishte gabim Mazhoranca heren e pare kur pranoi nente arsyet e Presidentit, apo e pati gabim heren e dyte kur rrezoi po te njejtat nente aresye te Presidentit?”
Në përmbyllje të reagimit të tij, deputeti demokrat teksa kthen përgjigje për pyetjen e tij akuzon maxhorancën teksa i quan hajdutë dhe palaço.
“Pergjigja eshte shume e thjeshte: jane hajdute dhe palaço ne te njejten kohe”, – përmbyll Bylykbashi.
(B.B/ Faxweb.al)