16:24 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

20:15 | 22/07/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

Për katër ditë skadon afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e nxjerrë rreth një muaj më parë, Kushtetuesja nuk e ka sqaruar se çka do të ndodhë pas 26 korrikut, përveç që ka bërë të qartë që vendi nuk shkon në zgjedhje në rast se nuk konstituohet parlamenti brenda kësaj periudhe.

Megjithatë, është e qartë se duhet të ketë pasoja juridike për të zgjedhurit që nuk arrijnë të nisin punën e legjislaturës së re. Por, njohësit thonë se të njëjtët nuk mund të humbin mandatet e tyre.

Naim Jakaj – Instituti i Kosovës për Drejtësi: “Nuk ka as në Kushtetutë dhe as në ligj, dhe nuk mundet as Gjykata Kushtetuese ta interpretojë një nen ku thuhet se e humbet mandatin nëse nuk e konstituon vetveten për një afat 30-ditësh apo 40 ditë të tjera”.

Në rast të moskonstituimit edhe pas 26 korrikut, Gjykata Kushtetuese duhet të japë një sqarim tjetër se si duhet të veprohet. Por, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, opsioni i vetëm për të tejkaluar krizën është konstituimi i Kuvendit dhe shpërndarja e menjëhershme e tij.

Naim Jakaj – Instituti i Kosovës për Drejtësi: “Për këtë duhet Kuvend i konstituuar, duhet Kuvend që e voton një qeveri ose, nëse nuk e voton një qeveri deri në mandatin e dytë, atëherë shkojmë në zgjedhje ose me një tjetër dispozitë, ku e vetëshpërndan veten Kuvendi”.

Aktualisht në shqyrtim të gjyqtarëve të Kushtetueses janë dy lëndë të dorëzuara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sa i përket ngërçit institucional, konkretisht votimit të fshehtë në të cilin insiston Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës më të lartë të vendit me kërkesë për sqarime mbi pasojat juridike dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast se nuk arrihet marrëveshje politike për të konstituuar institucionet.

Për të arritur marrëveshje, kreu i partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë ofertë kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt. Siç ka paralajmëruar ai, brenda javës do të merret vesh nëse ka ose jo marrëveshje mes tyre.

Pas

Trukime ndeshjesh dhe baste të jashtëligjshme/ Portieri i Serie A i shpëton penalitetit maksimal, por dënohet me dy muaj pezullim

Para

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Para
Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

 



Të Fundit

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Bisedimet për armëpushim pa rezultat, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

BE dhe Kina samit të tensionuar për temat delikate! Von der Leyen: Të ndërtojmë marrëdhënie më të forta

OKB: 6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Qipro në flakë, digjen shtëpi dhe njerëz / Zjarri përfshin një pjesë të qytetit të Limassol, viktimat u gjetën në një makinë

Durrës /Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.