Ditën e sotme pritet që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën konstituive, ku përzgjedhja do të bëhet nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në 11-qershor.
Fillimisht pritet që formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Deputetët e zgjedhur gjithashtu do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Në agjendën zyrtare të publikuar nga Kuvendi i Kosovës për seancën e sotme janë tri pika të rendit të ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
(S.SH/Shuplaka)