Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë ka hapur sot dyert e parlamentit pas trazirave që ndodhën me 27 prill, kur atë ditë shumë huliganë të akuzuar si mbështetur nga VMRO-DPMNE sulmuan deputetët e shumicës parlamentare.
Kryetari i Ri i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri i shoqëruar edhe nga dy deputetë të tjerë të BDI-së, ka hapur dyert dhe ka inspektuar dëmet e shkaktuara të kuvendit nga huliganët.
Natën e 27 prillit u plagosën lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe ish-kryetari i Strugës Ziadin Sela. Ky i fundit ndodhet ende në spital duke u mjekuar.
Ngjarjen me episodet e dhunës e dënoi komuniteti ndërkombëtar duke mbështetur shqiptarin Talat Xhaferri si kreun e Kuvendit . (M.D/Shuplaka)