02:49 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuvendi i PD/ Basha: Unë kam bërë gabimet e mia, i shtrij dorën gjithsecilit që…

11:52 | 29/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi i PD/ Basha: Unë kam bërë gabimet e mia, i shtrij dorën gjithsecilit që…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur ne Kuvendin Kombëtarë të PD-së i ka bërë thirrje të gjithë kritikëve të bashkohen në këtë forcë politike.

Basha tha se ka vendosur të heshtë megjithëse ka marrë shumë sulme personale.

PJESE NGA FJALA E BASHES

Sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale. Ne nuk duhet të biem në rehati me justifikimet. Ne duhet të themi: ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm. Nuk ia dolëm ti japim vendit zgjidhje të lira dhe të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politike ti çonim para hekurave. Ne sot duhet të shohim njeri tjetrin në sy dhe të themi: kurrë më. Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë të gatshëm për të nisur një rrugë tjetër të suksesshme.

Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne. Miqtë tanë presin nga ne. Është një pritje e thellë, në kufijtë e dëshpërimit. Kudo ku kam udhëtuar kam parë pasigurinë e nënave për bukën e fëmijëve, kam parë dëshpërimin e baballarëve që nuk gjejnë punë.

Unë kam bërë gabimet e mia për të cilat kam pranuan përgjegjësinë time. Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por gjithçka që e kam bërë, e kam bërë me qëllimin për ti shërbyer njerëzve. Jam i vetdijshëm për gabimet e mia. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit. Kam pranuar kritikat tuaja, kam marrë mbështetjen tuaj. Unë jam besimin se së bashku me ju duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë PD-në dhe do ta rikthejmë në parti fituese.

Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit.” Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, I bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: lulzim basha
Pas

Flor Mumajesi fotografohet në spital, i qëndron pranë njeriu të zemrës

Para

Intervista/ Arrestimi i Ilir Metës dhe “Escobarit të Ballkanit”, çfarë thotë Edi Rama

Para
Intervista/ Arrestimi i Ilir Metës dhe “Escobarit të Ballkanit”, çfarë thotë Edi Rama

Intervista/ Arrestimi i Ilir Metës dhe “Escobarit të Ballkanit”, çfarë thotë Edi Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.