Jonila Godole ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me Kuvendin e Partisë Demokratike që po mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Godole nuk ishte pjesë e këtij Kuvendi dhe në postim duket se ka shpjeguar arsyet e saj. Ajo shprehet se ky Kuvend është një proces i iniciuar nga lart dhe është jashtë standarteve demokratike për të qenë një alternativë ndryshe.
Postimi:
Kuvendi i sotëm i PD-së?
I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PDnë e Bashës përsëri PDnë e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe.