Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që po mbahet aktualisht në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” miratoi nenet e reja statutore.
Sipas njërit prej këtyre neneve në kohën kur PD nuk është shumicë qeverisëse në vend, kreu i partisë është edhe kreu i grupit parlamentar. Në këtë mënyrë në sesionin e ardhshëm parlamentar që nis këtë muaj, kryetari grupi parlamentar i demokratëve do të jetë Lulzim Basha.
Për mbajtjen e këtij kuvendi ka reaguar në rrjetet sociale edhe deputeti i PD-së Dashnor Sula. Ai nuk ka marrë pjesë në këtë Kuvend, madje prej kohësh e ka distancuar veten prej Lulzim Bashës dhe grupit të tij. Për Sulën kreu i PD-së bëhet qesharak sa herë që del në publik. Ai ironizon me vendimin që kryetari i partisë të jetë edhe kreu i grupit parlamentar, duke thënë se kjo është arsyeja që PD nuk ka ardhur akoma në pushtet.
Sipas Sulës, Basha e ka shpenzuar gjithë këtë kohë i larguar nga politika vetëm për relaks dhe jo në interes të demokratëve.