05:00 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kuvendi Kombëtar ishte një show”, avokati Altin Goxhaj: Lulin e rikthyen që të rimarrë vulën dhe të bëjë tranzicionin te Tiku i Sorosit

“PD tashmë është pronë e Soros”

18:32 | 03/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kuvendi Kombëtar ishte një show”, avokati Altin Goxhaj: Lulin e rikthyen që të rimarrë vulën dhe të bëjë tranzicionin te Tiku i Sorosit

Altin Goxhaj në intervistë për gazetaren Rovena Neziri

Avokati Altin Goxhaj, në një intervistë në FaxNews për gazetaren Rovena Neziri, ka diskutuar mbi Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha në 2 shtator.

Avokati e cilëson një shfaqje artificiale për të justifikuar në opinionin publik idenë e mbështetjes ndaj PD-së. Goxhaj thotë se Basha është kthyer për të bërë kalimin e partisë te Adriatik Lapaj, një agjendë sipas avokatit e përcaktuar nga Fondacioni Soros.

Avokati Altin Goxhaj: Erdhi shtatori filloi lufta! Kuvendi Kombëtar ishte një “show” artificial. U përpoqën të gjitha palët që të prodhojnë diçka. Bënë çmos që të kishin një sallë me njerëz dhe të justifikoheshin para opinionit publik që janë parti.

Nuk kemi të bëjmë në këtë moment me një Lul që është kthyer, por që ka ardhur të bëjë dorëzimet te pronari i ri. PD tashmë është pronë e Soros. I gjithë aktiviteti ishte një shoë për të kristalizuar kalimin nga Luli, tek Adriatik Lapaj. Luli u kthye se ngeli “vula” rrugëve. Në këtë moment e rikthyen që të rimarrë vulën dhe të bëjë tranzicionin te Tiku i Sorosit.

Avokati shprehet se duke pasur parasysh “frikën nga anarkia”, sistemi detyrohet të mbajë masën nën kontroll duke menaxhuar zemërimin e tyre.

Sakaq, Goxhaj tregon që të mërkurën në 19:30, Lëvizja ShpresON do të zhvillojë një tjetër takim me publikun për të diskutuar Reformën në Drejtësi dhe “mashtrimin” siç e quan ai të sistemit proporcional kombëtar të hapur.

Altin Goxhaj: Në Shqipëri është kuptuar qartë që ka rënë shteti dhe sistemi. Këtu nuk do të dijë njeri më se çfarë bëhet. Nuk funksionon më asgjë. Në një situatë si kjo është përgatitur një ndërhyrje e Fondacionit Soros dhe pushtetit për të bërë një “Mjaft 2.0”. Dje pamë Lulin i cili po mundohet që në 5 muaj të ardhshëm të ndërtojë një skenografi politike, për të bërë kalimin te Tiku i Sorosit, jo se do, por këto vendime merren më lart. Për të arritur këtë qëllim, është krijimi i një lëvizje gjoja qytetare për sistemin zgjedhor.

Këta kanë një plan shumë të qartë se si do të zbusin pakënaqësinë publike, kaosi është i pakontrollueshëm.

Shqipëria është në një situatë kaotike dhe në të tilla raste kërkohen mekanizma të kontrollit. Edhe rasti i opozitës është pjesë e këtij operacioni. Sistemi nuk zgjidhet më. Numri i dosjeve në Gjykata është ekstrem. Drejtësia e korruptuar-duhej reformuar, sistemi zgjedhor është i manipuluar-duhet përmirësuar. Këtë e thotë gjithnjë Fondacioni Soros. Kam lexuar të dhënat, kam folur me njerëz, prandaj dal në këto konkluzione. Objektivi i shtatorit, është të marrin nën kontroll Reformën, për t’i mashtruar njerëzit që shpëtimi i Shqipërisë vjen nga sistemi proporcional kombëtar i hapur. Të mërkurën në 19:30, Lëvizja ShpresON, ka takimin e dytë me publikun pikërisht për këtë temë.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: altin goxhajFondacioni SorosKuvendi kombetarPDRovena Neziri
Pas

“Ndërtojmë të Ardhmen”/ Lulzim Basha thekson parimet e PD-së: T’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes sonë

Para

Vjosa Osmani vizitë në Shqipëri, Ismail Kadare do të dekretohet me nënshtetësinë e Kosovës

Para
Vjosa Osmani vizitë në Shqipëri, Ismail Kadare do të dekretohet me nënshtetësinë e Kosovës

Vjosa Osmani vizitë në Shqipëri, Ismail Kadare do të dekretohet me nënshtetësinë e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.