Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin Rinor të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 Majit.
Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë sërish në këto zgjedhje duke siguruar në këtë mënyrë mandatin e katërt.
100 ditë nga sot shqiptarët do të na mbështesin me shumë se asnjëherë më parë, tha kryeministri.
“Sot 100 ditë Shqipëria do ta marrë mandatin e katërt për ta nisur atdheun tonë në majën e lartë të 2030 aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. 100 ditë nga sot shqiptarët do të na mbështesin me shumë se asnjëherë më parë, jo se jemi më të mirët, se në fakt nuk ka, por sepse Shqipëria i është afruar asaj maje”, tha Rama.