Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj në seancën e sotmenë Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka uruar gratë me rastin e 8 marsit.
Ajo i ka thënë se po tregohet hipokrit, pasi që në institucionin që udhëheq ai ka ndodhur që disa herë të fyhen gratë.
Ndërkohë që pas përfundimit të fjalës së Haxhiut, Veseli ka reaguar edhe një herë duke thënë ‘Urime 8 marsi, dhuroni sa më shumë lule”.
Haxhiu ka treguar edhe pse LVV nuk i është bashkuar iniciativës “Edhe ti je një lule dielli” që ka për qëllim ndihmesën fëmijëve në nevoje më sëmundje të gjakut.
Sipas Haxhiu s’mund të bëhesh pjesë e një iniciative të tillë, përderisa në Kosovë vazhdojnë të vdesin fëmijët në mungesë të barërave.
“Po ashtu pamë një hipokrizi tjetër kur para medieve dhe qytetarëve u bënë bashkë për të ndihmuar fëmijët, dhe ishte një hipokrizi , sepse sot na vdesin fëmijët për shkak të mungesës së barnave.Prandaj nuk u bashkuam në iniciativë me hipokrit”, ka thënë Haxhiu.
Prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani ishte në Kosovë këtë 8 Mars, ku edhe deputetët kosovarë, jo të gjithë, u veshën me bluzat e fushatës së saj “Ti je një luledielli”.
Në Shqipëri fushata ka gjetur mbështetjen e socialistëve të cilët bluzat me luledielli i veshën edhe në parlamentin e mbushur me tym në ditën kur do të votohej Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. (B.H/Faxweb)