Shqipëria është zyrtarisht në hartën e vendeve të prekur nga koronavirusi, ku deri më tani janë konfirmuar 6 persona të infektuar.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 4 raste të tjera me COVID-19, 3 prej të cilave nga e njëjta familje ku rezultuan dy të infektuarit e parë.
Ndërkohë që është regjistruar edhe një vatër e re, bëhet fjalë për një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1-ditor në vendin fqinj.
Ndërkohë edhe Kuvendi ka marrë masa për ndalimin përhapjes së koronavirusit, ku është anulluar Komisioni i Integrimit.