Kuvendi ka miratuar sot komisionet e Vettingut. Po ashti janë votuar kandidaturat për anëtarin e KQZ Biba, kreun e KQZ Zguri, Avokaten e Popullit, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për mediat audiovizive.
Për Denar Biba anëtar i KQZ:
113 pro
4 kundër
4 abstem
Kryetari i ri i KQZ Zguri:
117 vota
Avokati i Popullit:
112 pro
Projektligji për mediat audiovizive:
118 vota pro
Kodi Penal:
123 vota pro
Kodi Zgjedhor:
118
Kështu me 123 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal dhe me 118 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat rrisin dukshëm dënimet për shit blerjen e votës.
Në përputhje me marrëveshjen, u miratua edhe përbërja e katër komisioneve të Vettingut.
Parlamenti ka votuar me 123 vota pro kandidaturat e propozuara nga opozita për Komisionin Ad Hoc për Reformën në Drejtësi.
Më poshtë emrat e propozuar:
Oerd Bylykbashi
Fatmir Mediu
Dhurata Çupi
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Jorida Tabaku
Eduart Halili
Flamur Noka
Helidon Bushati
Luçiano Boçi
Albana Vokshi
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post