16:41 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuvendi miraton me 74 vota pro Urdhrin e ri të Mjekëve! Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati!

08:10 | 13/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi miraton me 74 vota pro Urdhrin e ri të Mjekëve! Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati!

Me 74 vota pro, Kuvendi miratoi në një seancë maratonë aktin normativ për ndryshimet e Urdhrit të Mjekut. Por çfarë parashikon ky akt normativ që synon rregullimin e aktivitetit të mjekëve që duan të punojnë njëkohësisht në spitale publike dhe në ato jo publike por pa cënuar aktivitetin profesional tek të parat.

Jo më shumë se 12 orë në javë në privat
Në Urdhrin e ri të Mjekëve specifikohet se një mjek nuk mund të punojnë në spitale apo klinika privat më shumë se 30 % të orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik. E thënë ndryshe, nëse marzhi maksimal i punës me ligj në institucione shëndetësore publike parashikohet 5 ditë nga 8 orë, ose 40 orë në javë pra, përllogaritet se në privat nuk mund të punojnë më shumë se 12 orë në javë

Nuk lejohet t’i sugjerojë pacientit klinikën e vet
Gjithashtu i ndalohet t’i sugjerojë pacientit që ka shkuar për trajtim dhe shërbime në spitalin publik ta orientojë drejt spitalit jo publik ku ai ushtron profesionin.

Të mos u kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij” thuhet në pikën D që i shtohet  nenit 8 të Urdhrit.

Në dorë të drejtorit
Tek Urdhri i Mjekut është shtuar një nen totalisht i ri, neni 8/a që përcakton dhe kriteret që duhet të plotësohen për të pasur dypunësim, shtet dhe privat dhe kush përjashtohet. Nëse një mjek kërkon të ushtrojë profesionin tek privati duhet ti bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar.  Në rast se titullari vlerëson se puna e dytë mund të pengojë kryerjen e detyrës në spitalin shtetëror e cënon, apo ka konflikt interesi atëherë e refuzon.

 Të gjithë në regjistër publik elektronik 
Në rast se titullari vlerëson se nuk ka pengesa, miraton kërkesën dhe njofton ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e fundit bën publikimin e të dhënave të këtij mjeku në një regjistër publik elektronik.

Kush përjashtohet?
Nuk mund të punojnë në privat mjekët që janë të punësuar në spitale publike të cilat kanë përfituar statusin e autonomisë spitalore.

Veç spitalit Memorial të Fierit, në janar të këtij viti kryeministri deklaroi se  i ishte dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, edhe Qendrës Spitalore Universtiare “Nënë Tereza”, Spitalit rajonal Durrës, Spitalit rajonal Vlorë, Spitalit rajonal Lezhë dhe Spitalit rajonal Shkodër.Ndërsa pas dy vitesh pritet tu jepet karta e autonomisë financiare.

Gjithashtu mjekët që mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik, e kanë të ndaluar kategorikisht të mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor jopublik.

Nga gjoba ne pezullim te licences
Në nenin 17 të Urdhrit të Mjekut parashikohen dhe masat disiplinore që merren për mjekët që kryejnë shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë gabime teknike.

Ato janë
Masa: Vërejtje;
– Pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 3 (tre) vjet;
-Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e saj, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet;
-Gjobë me vlerë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
– Heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut.

Procedimi disiplinor fillon brenda 5  vjetëve nga momenti i kryerjes së shkeljes. Në rastin kur mjeku ushtron detyrën në të njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj.

Masa disiplonore vërejtje shuhet 3 vjet pas dhënies apo përfundimit të saj. Masa e pezullimit shuhet pas 5 viteve të përfundimit të periudhës së pezullimit apo të pagimit të gjobës. Ndërsa nëse një mjeku i hiqet licenca nuk kthehet më.

Kush gjykon penalitetet? 
Shkrihen komisionet e gjykimit disiplinor profesional të cilat kanë qenë të ngritura dhe në nivel qarku dhe tani do të ketë vetëm dy struktura. Komisioni i disiplinës që funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve, si dhe Komisioni i Apelimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Komisioni heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Realizon shqyrtimin e ankesave, hetimin administrativ dhe, në rast konstatimi të shkeljeve, cakton me vendim masat disiplinore.

Këto vendime brenda 10 ditësh mund të ankimohen tek komisioni i Apelimit që ngrihet pranë ministrisë së Shëndetësinë. Përbërja e të dy komisioneve rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Komisionit të Apelimit është i ankueshëm në Gjykatën Administrative por ky ankimim nuk pezullon zbatimin e vendimit të këtij komisioni.

Pas

Pas Britanisë “reagon” edhe SHBA, Blinken: Po shqyrtojmë mundësinë që Ukraina të përdorë raketat perëndimore për të goditur Rusinë

Para

Mandati i Olta Xhaçkës, 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias

Para
Mandati i Olta Xhaçkës, 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias

Mandati i Olta Xhaçkës, 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Partia Komuniste e Kinës kalon 100 milionë anëtarë për herë të parë, 1 në 14 persona janë pjesë e PKK

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.