Kuvendi ka miratuar me 78 vota programin e qeverisë “Rama2” pas një ditë dhe nate të gjatë maratonë diskutimesh. Ky program është miratuar sot në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërsa 52 vota të tjera kanë qenë kundër miratimit të këtij programi.
Ishte kryetari i Kuvendit Gramoz Ruzi i cili drejtoi seancën e Kuvendit si dhe lexoi të gjithë emrat e ministrave të qeverisë Rama 2.
Ruçi po ashtu paralajmëroi se në orën 18:00 të së mërkurës do të mblidhen në selinë e Kuvendit për të përcaktuar datën e ardhshme të seancës parlamentare.
Sjellim që vëmendje që ky program është kundërshtuar shumë nga dy partitë opozitare në vend. Kryemadhi dhe Basha dolën kundër këtij votimi.
“Nuk kanë pasur kohë të shkruajnë. Ky është një program batutash të shkruar keq, me gabime e lajthitje. Kryeministri është kujdesur që programit t’i qepë një kostum të ngushtë që e quan qeveri të vogël. “, u shpreh Kryemadhi.
Ndërsa Oerd Bylukbashi u shpreh:“Edhe manuali i lavatriçes time ka më shumë faqe se programi i PS”.
Kujtojmë që ky ishte një program i paraqitur në këtë kuvend nga Partia Socialiste, e zgjedhur si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit. (J.V/Shuplaka)