Sapo është votuar në Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Nga 111 deputetë që ishin të pranishëm në seancën e sotme, votuan pro ngritje se ketij komisioni 101, ndërsa kanë votuar 6 deputetë kundër, 3 abstenim dhe 1 deputet që nuk ka votuar.
Ndërkohë Faxweb.al ka siguruar edhe raportin e punës së këtij komisioni i cili do ti zhvillojë hetimet ndaj presidentit për një periudhë kohore prej 3 muajsh.
Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta do të përbëhet nga 13 anëtarë.
Mësohet se nga këto, 9-te do të jenë pjesë e përhershme e komisionit, ndërsa 4 të tjerë do të jenë në rolin zëvendësues.
Kështu, nga grupi parlamentar i PS-së do të jenë 5 anëtarë njëri prej të cilëve do të jetë kryetar i Komisionit dhe 2 të tjerë zëvendësues. Nga grupi parlamentar demokrat 2 anëtarë njëri prej të cilëve do të mbajë pozicionin e zv/kryetarit të komisionit, ndërkohë që një i tretë do të jetë në pozicionin zëvendësues. Nga grupi parlamentar i partive të djathta do të ketë vetëm një anëtar dhe një tjetër zëvendësues ndërsa nga deputetet jashtë grupeve parlamentare do të ketë vetëm një anëtar.
Nga grupi i PS
Ulsi Manja /kryetar
Vasilika Hysi
Klotilda Ferhati
Bashkim Fino
Alket Hyseni
Anëtarët zëvendësues nga PS:
Adnor Shameti
Spartak Braho
Nga grupi parlamentar demokrat:
Alban Zeneli zv.kryetar
Halit Valteri anëtar
Arlind Carcani anëtar zëvendësues
Nga grupi parlamentar i partive të djathta:
Adriatik Alimadhi anëtar
Zef Shtjefni anëtar zëvendësues
Nga deputetet jashtë grupeve parlamentare:
Krenar Rryçi anëtar
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post