Deputetet e kuvendit me kerkese te kryetares Elisa Spiropali ka mbajtur nje minut heshtje per ndarjen nga jeta te ish deputetit te mazhorances Andis Harasani.
“Dje është ndarë nga jeta ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andis Harasani.
Andisi ka qenë një profesionist i talentuar, menaxher i aftë dhe i spikatur, parlamentar aktiv dhe i përkushtuar, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në vitin 2005 dhe vitin 2009.
Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e prindit, bashkëshortit, birit dhe vëllait të tyre të dashur, dhe në nderim të kontributit të tij për vendin, ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Spiropali.
Ish deputeti sociaslit nderroi jete nje dite me pare ne SHBA ku jetonte pas nje semundje te rende.
Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.
Përpara zgjedhjes së deputet, ai ka shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.