Ditën e sotme parlamenti ka votuar në seancën e posaçme për ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, ku gjatë kësaj seance të pranishmit kishin mundësinë e fjalës.
Deputetja, pjesë e ‘opozitës së re’ Elda Hoti, e cila u hyri në Kuvend nga lista e LSI, pas djegies së mandateve nga deputetët e tjerë të opozitës, është shprehur në seancën e sotme kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Hoti ka dalë në mbrojtje të presidentit. Sipas deputetes, Meta është “rezistencën e fundit të demokracisë”, ndërsa kërcënoi Partinë Socialiste duke u shprehur se nëse shkarkohet Meta, atëhere qeveria “nuk kanë parë asgjë akoma”.
“Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti.