11:56 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje, Ruçi e pranon hapur: Kemi pasur gabimet tona, ishte një mësim që na dha natyra

10:17 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis sesioni parlamentar, Ruçi: U zëvendësuan shpejt deputetët që ikën, mirënjohje opozitarëve të rinj

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të viktimave që la pas tërmeti i 26 Nëntorit që goditi vendin, dhe la pasoja të shumta në Durrës, Thumanë, Laç dhe në disa zona të tjera të vendit.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se kjo fatkeqësi ishte një mësim edhe për ligjvënësit, pasi duhet që të ketë zgjidhje dhe përshtatje në legjislacion, për tu përballur me çështje që lidhen me mjedisin dhe me natyrën.

“Ky ishte një mësim që ne duhet të nxjerrim për solidaritetin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, ne ligjvënësit duhet të lexojmë sjelljen e bashkëkombësave tanë. Doja të inkurajoja të gjithë kolegët që janë gjetur pranë qytetarëve në këto ditë.

Doja të përgëzoja punën që ka ndërmarrë qeveria, për të përballuar këtë fatkeqësi, doja të falenderoja opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare që e lanë politikën në këto ditë. Qytetarët presin që të ketë një bashkëpunim të plotë politik, do u bëja thirrje të gjitha palëve që të ndjejmë apelin e 1 mijë të lënduarve, dhe të bashkëpunojmë për të lehtësuar dhimbjen e tyre.

Gjatë këtyre dekadave kemi miratuar kode të tëra ligjesh, por 26 Nëntori duhet të na zgjojë dhe të na kujtojë që jo gjithçka është bërë si duhet, duhen ligje që rregullojnë marrëdhënien tonë me natyrën. Është e pamundur që në pak ditë të formosh një ide të plotë për ligjet tona, duhet një legjislacion i ri dhe i përshtatur me çështje që lidhen me mjedisin dhe natyën.

Kemi mjaft probleme, ne mund të merremi vesh me njëri tjetrin, po a mbështeten ligjet tona mbi pabesitë e natyrës. U kam shkruar dhe në emrin tuaj të gjithë drejtuesve të Kuvendeve në botë, dhe iu kam kërkuar mbështetje financiare, për përballimin e pasojave të tërmetit”, u shpreh Ruçi në fjalën e tij.

Pas

Gara për kryeprokuror, zbardhet vendimi i grupit socialist. Ja cili është kandidati që do të mbështesin

Para

Ka rrjedhje deputetësh, shkrihet grupi parlamentar i partive të djathta

Para
“Po flemë si arixhinjtë”, deputetët e opozitës së re rrisin ‘stekën’: Ç’a i kushton Buxhetit të Shtetit të na blejë 20 shtëpi?!

Ka rrjedhje deputetësh, shkrihet grupi parlamentar i partive të djathta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshër dhe përplaset me zog pas turbulencave

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen masat në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.