Pas pak pritet të nisin punimet në seancën e Kuvendit. Punime të cilat padyshim që si përherë do të karakterizohen nga tone të ngritura në diskutimin e çështjeve që jo gjithmonë janë pjesë e rendit të ditës.
Ajo që pritet të ndodhë sot dhe është paralajmëruar edhe nga përfaqësues të LIBRA-s në qytetin e Fierit është që Ben Blushi deputet i kësaj partie ka një dhuratë për kryeministrin. As më pak dhe as më shumë një bidon me ujë nga i që pinë banorët e Zharrzës. Prej ditësh një pjesë e banorëve atje janë ngritur në protesta dhe janë futur në grevë urie.
Po këta banorë nuk janë vlerësuar nga qeveria dhe prej kohësh kërkesat e tyrë nuk dëgjohen pavarësisht shqetësimeve reale të tyre. Shqetësime që lidhen me puset e naftës dhe kompanitë që kanë marrë përsipër shfrytëzimin e tyre.
Ajo që nuk dihet është prania apo jo e kryeministrit në seancë. Pasi kohët e fundit i ka bërë pothuajse të zakonshme mungesat. Ku nuk ka qenë në asnjë nga seancat e këtij viti pjesë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post