Deputeti Alban Zeneli gjatë një lidhje Skype për Fax News , deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancë plenare që do të zhvillohet në Kuvend, i cili pritet të rifillojë punimet në sallë pas pezullimit nga pandemia COVID-19, me datën 16 prill.
Zeneli tha se nuk i duket koha e duhur për të rifilluar punimet në Kuvend, ndërkohë që qeveria kërkon që të mbahet distancimi social, dhe shtoi se ai vetë vuan nga një sëmundje dhe e ka taksative të ndaluar të qendrojë në këtë periudhë në një ambient me dyer të mbyllura.
“Do kisha dëshirë të shkoja në Kuvend në lidhje me situatën që vendi po kalon. Në një kohë kur qeveria shqiptare kërkon që të ruhet distancimi social, ju kërkon të rrijnë brenda si e vetmja masë të për ta luftuar këtë armik të padukshëm. Nga ana tjetër kërkon që të bëhën bashkë në një ndërtesë që nuk ka asnjë standard, dhe nuk ka ajrosje 140 persona.
Për mua është e pavënd. Mendoj se duhet të votoheshin në mënyrë online. Unë vuaj nga një sëmundjes, jam me transplant që kam kryer para 5 vitesh dhe më kanë sugjeruar në mënyrë taksative që të mos jem pjesë e një grubllimi masiv me dyer të mbyllura.
Detyrimi kryesor i deputetëve shqiptar është debati në Kuvend, por nuk kemi ngut që të votojmë projketligje të tjera. Këti aktë normative mund të behshin me një votim online.”- tha Zeneli.