Kuvendi nis sot seancën e parë plenare për këtë vit dhe sesionin e fundit për këtë legjslaturë që do të çojë vendin në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Në seancën e ditës së sotme që do të nisë nga ora 17 do të vendoset kalendari i punimeve për këtë vit.
Partia Demokratike ka vendosur që të marrë pjesë pak minuta në Seancë dhe më pas do të largohet. Siç duket marrëdhënia e saj me Parlamentin do të jetë e kushtëzuar për faktin e thjesht të Reformës Zgjedhore dhe mosdakordësimit të saj me mazhorancës. (E.K/SHUPLAKA)