Pas një seance të gjatë plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë arritur të miratojnë listat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Lista e kandidatëve të KLGJ-së ka marrë sot nga kuvendi 69 vota pro, 26 kundër. Ndërsa lista e kandidatëve të KLP-së ka marrë nga kuvendi 72 vota pro 26 kundër, 1 abstenim.
Këto lista nuk janë miratuar nga kuvendi pasi duhen nga 93 që këto kandidatura të hynin në fuqi. Sipas ligjit, brenda dy ditëve nënkomisioni ad hoc duhet të miratojë një listë të dytë për t’ia kaluar Parlamentit në seancë plenare.
Kandidatët që u votuan në kuvend:
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Avokatia KLGJ: 1. Arben Vani 2. Sokol Lamaj
Pedagogët KLGJ: 1. Erion Muharremaj 2. Ilir Panda
Shoqëria Civile KLGJ: 1. Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Avokatia KLP: 1. Kozma Jano 2. Floreta Gjini
Pedagogët KLP: 1. Eneida Sema 2. Mirela Bogdani
Shoqëria civile KLp: 1. Alfred Balla
(J.V/Faxweb)