Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vend vakant për një anëtar në Gjykatë Kushtetuese, pas shkarkimit të Fatos Lulo, i cili nuk arritit të justifikonte pasurinë.
Më 23 mars , Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin e zbardhur lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.
Vendimi i përbërë nga 23 faqe tregoi se gjyqtari nuk arriti të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.
Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezultoi se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë u bë e pajustifikueshme, duke u shkarkuar me vendim të formës së prerë.
(E.V/Faxweb.al)