Kuvendi do të mblidhet sërish sot një një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00. Në qendër të diskutimit do të jetë plotësimi i tre vendeve bosh në komisionet ad hoc të Vettingut që i përkasin opozitës.
Javën e shkuar po në një seancë të ngjashme u zgjodhën tre përfaqësuesit e mazhorancës: Vasilika Hysi, Olsi Manja dhe Luan Rama.
Reforma në Drejtësi është një nga më të rëndësishmet për vendin po sipas opozitës mazhoranca ka shkelur marrëveshjen e 22 korrikut kur Reforma kaloi me konsensus në Parlament.
Po përderisa opozita vijon qëndrimin e saj duke bojkotuar Parlamentin zgjedhja e përfaqësuesve të saj në këtë komision pritet të dështojë.
Ndërkohë nesër pritet të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Ri, po edhe kjo pritet të jetë e kotë sa kohë që palët ende nuk e kanë një emër konkret.
Kreu i LSI-së Meta dhe kryeministri Rama janë shprehur të dy se emri të jetë sa më konsensual dhe i gjithëpranuar.
Kujtojmë se votimet për Presidentin kryhen në 5 raunde dhe në raundin final zgjedhja e tij mund të bëhet edhe me 71 vota. (E.K/SHUPLAKA)