Ka nisur me tensione të shumta seanca e sotme plenare, teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar për disa minuta rresht foltoren e Kuvendit.
Ndërsa Flamur Noka dhe Ervin Salianji janë përjashtuar nga seanca në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha si pak herë ka dalë me një video-selfie live në ‘’Facebook”.
Berisha i bën thirrje Gramoz Ruçit që të përjashtojë Ramën nga seanca, ndryshe nuk do të ketë asnjë minutë disktuime në seancë.
‘’Gramoz nxirre jashtë që të vendoset ekuilibri këtu, hapeni facebook-un tim që të komunikojmë me popullin”, shprehet ish-kryeministri.
Prej disa minuta mediat janë nxjerrë jashtë sallës. (E.K/FAXWEB.AL)