Ish-shefi antidrogës Dritan Zagani në një intervistë për ‘Fax News’ ka komentuar lënien e mandatit të deputetitnga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
I pyetur se çfarë komenti kishte për deklaratën e Tahirit ase më shumë drogë kishte në kohën e PD-së, Zagani tha se ky është një krahasim bajat, por pranoi se i vetmi rast kur ai ul kokën është kur Tahiri përmend Lazaratin.
“Ky është një krahasim bajat, Saimir Tahiri ma ul kokën vetëm kur përmend Lazaratin por krahasimi që bën se në kohën e PD-së ka patur më shumë drogë është bajat.
Sot dicka po lëviz, në kohën e Tahirit krimi dhe policia ishin një. Jo thjeshtë më shumë ka pasur drogë por u kthye policia në shërbim të krimit të organizuar dhe është kjo shkaku që partnerët janë çu në këmbë dhe po merren me ne”, tha ndër të tjera i Zagani për ‘Fax News’.
Dorëheqja e Tahirit për Zaganin ka ardhur nga presioni ndërkombëtar, pasi njerëz të nivelit të lartë në kancelaritë e Europës e kanë kërkuar.
“Është evidente dhe e kuptueshme nga të gjithë që ka kërkesa defakto për hetim pa asnjë lloj imuniteti. Nuk kas nevojë për komente se e kanë deklaruar njerëz me pushtet në të gjithë kancelaritë. Janë dorëzuar nga presioni i ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.
(B.H/Faxweb)