Ish-kreu i PD Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjte në Vlorë tha se marrëveshja Berisha-Rama e 2008 dëmtoi bashkëjetesës demokratike.
Ndërkohë edhe njëherë Basha e vuri theksin te listat e hapura.
Basha: Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht i bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi i këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.
Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është I pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari I partisë.
Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5 mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.
Ky është rrethi vicioz. Ky është kurthi në të cilin jemi futur prej 2008-ës.
Discussion about this post