23:39 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ky është një lesh shteti”, Erion Kristo ka një pyetje direkte për Edi Ramën

09:42 | 15/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ky është një lesh shteti”, Erion Kristo ka një pyetje direkte për Edi Ramën

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo i ftuar në ‘’Fax News” ka komentuar intimidimin e bërë nga Rama dje ndaj pedagogëve.

Ai u shpreh se kjo sjellje e Ramës është e turpshme, ndërsa duhet të hetohet pasi vonesa e rrogave sjell një vonesë të detyrimeve nga ana e pedagogëve duke u shndërruar në kosto shtesë.

“Kryeministri bën përpjekje që të uli të gjithë personat që mund ta rrezikojnë ata. Të quash bishti i kavallit pedagogët është e turpshme.

Është e frikshme që ne të flasim me gjuhën që flet ai. Imagjino të ngrihet një student e të na thojë ik o budalla… Pyetja ime është shumë e thjeshtë: zoti kryeministër a janë vonuar apo jo rrogat, dhe a do mbajë njeri përgjegjësi për këtë?!

Pedagogët duhet që te reagojnë. Ky është një lesh shtet, sa kohë që tatimet dhe taksat duhet ti paguajë dhe rrogat duhet që të më vonohen.

Unë shes majdanoz dhe ti më tërheq zvarrë, po ky krim financiar që tip o bën me mua a duhet që të hetohet?! Nëse ti më vonon pagat unë atëherë do vonohem për kredinë, për siguracionin e makinave, për shkollën e fëmijëve etj”, u shpreh Kristo.

Kristo u shpreh se është e qartë se në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar pritet që të ngrihet një objekt biznesni.

“Nëse aktorët janë të ndarë në qëndrimet e tyre kjo është diçka e mirë, pasi tregon që pas tyre nuk ka një qëndrim politik. Teatri nuk është vetëm streha e artistëve, është një institucion vlerash. Kryeministri ka shpenzuar kaq shumë herë vetëm për të mbrojtur instalacionin para kryeministrisë, imagjino sikur të thoshim ne që do të shkojmë të prishim zyrën e tij.

Nëse artistët reagojnë, dhe nëse Bujar Asqeriu reagon ne do të jemi pro tyre. Aty ka një dëshirë për ta prishur teatrin edhe pse nuk thuhet publikisht.

Aty janë bërë ndërhyrje, janë hedhur lekë, po në mënyrë të komanduar ajo është çuar drejt prishjes. Ka një dobiçllëk në këtë mes, aty flasin për një kullë, ndërsa zonja ministre thotë që aty do të jetë një godinë. Pra nuk thotë që do jetë teatër. Në mendimin tim aty do jetë një ppp, e cila do të jetë një ttt, një turp i turpeve.

Kemi një prepotencë me fermerët, iu themi mbill banane, ndoshta kryeministri ka mbjellë banane në zyrën e tij. Ka një prepotencë me pedagogët që i quan bisht kavalli, ndërsa për artistët thotë çfarë plasje kanë?! Unë jam që artistëve t’iu kthehet identiteti i tyre”, u shpreh më tej aktivisti Kristo.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramaErion Kristokristorama
Pas

Kampioni tregon dhëmbët ndaj PSG-së, Ramos: Reali kurrë nuk mund të konsiderohet i vdekur

Para

”Nuk do martohesh me kosovar”, si u arrestua në Itali biznesmeni që u vra mbrëmë

Para
”Nuk do martohesh me kosovar”, si u arrestua në Itali biznesmeni që u vra mbrëmë

''Nuk do martohesh me kosovar", si u arrestua në Itali biznesmeni që u vra mbrëmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.