Ka reaguar ditën e sotme gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në Facebook.
Nëpërmjet një fotoje të postuar Tomorri ka treguar se kushte në linjën e autobusëve urban janë skandaloze.
Sipas Tomorrit çmimi i transportit publik u rrit nga kryebashkiaku Veliaj me 33% për të përmirësuar kështu kushtet, por mesa duket kjo është një prej premtimeve ende të pambajtur.
Shërbimi i transporti publik lë të të dëshiruar ku përpos mungesës së kondicionerëve, temperaturave mbi normale, tej mbushjes së autobusëve, qytetari përballet dhe me mungesën e respektimit të orareve nga drejtuesët e autobusve.
Postim i plotë:
Kjo fotoja nuk eshte etike, por me mire pa etike dhe kunder padrejtesive se sa me etike dhe i heshtur.
Per te gjithe miqte qe bejne shaka se pse bej shkrime per urbanin e Kasharit. Sapo zbrita nga autobusi. Une isha ai qe djersita me pak. Te tjeret u bene edhe me keq. Nuk ka kondicionera ne autobus.
Kur lali u ul tek ai Kolltuku i Bashkise, e ngriti cmimin e biletes se urbaneve me 33 per qind per nje dite. Justifikimi ishte po rrisim cmimin se do permiresojme sherbimin dhe kushtet per pasagjeret.
Ky eshte nje perdhunim i peshtire qe keta u bejne njerezve. Bashkia i garanton monopolin me licence operatorit privat. Ja rrit cmimin sa i do qejfi atij, nderkohe qe qytetaret i masakron. I detyron te udhetojne ne vape 35 grade, pa ajer te kondicionuar.
Sic duket bashkia e Tiranes po ben plane te binjakezohet me bashkine e Mogadishut ne Somali per te shkembyer eksperiencat se si i pallojne njerezit masivisht me monopolet e tyre te ndyra.
Lali, te jap fjalen qe do votoj per ty nese udheton tre dite rresh nga Kashari ne Tirane me linjen e urbanit.
Discussion about this post