10:51 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ky është shteti i cili ‘vuan’ nga lumturia e tepërt

17:12 | 29/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ky është shteti i cili ‘vuan’ nga lumturia e tepërt

Danimarka është renditur vazhdimisht në krye të klasifikimeve si vendi më i lumtur i botës. Qeveria e qëndrueshme e saj, përfitimet e majme nga sigurimet shoqërore dhe pabarazia relativisht e ulët e të ardhurave janë ato që përvijojnë imazhin e perfeksionit, të bashkëngjitur vendit nordik.

Por së fundi, të rinjtë danezë kanë ndierë një trysni të pazakontë për ta: nevojën për të qenë edhe më të lumtur.

Autori danez, Svend Brinkmann argumenton se gjëja më e mirë që rinia mund të bëjë në këtë rast është të përpiqet t’i rezistojë presionit për të qenë të gëzuar e të kënaqur gjithë kohën dhe të praktikojnë edhe “Jo”-në, sepse u bën mirë.

“Të jesh gjithë kohën i lumtur, – shprehet ai, – në mënyrë paradoksale mund të të bëjë të mjeruar”.

“Jeta nuk është gjithmonë shumë mirë, sepse nuk mund të jetë ashtu pambarishmisht”, vazhdon shkrimtari.

Danimarka është kthyer në simbolin e lumturisë dhe paqes. Por, Brinkmann sjell edhe një tjetër këndvështrim.

“Vazhdimisht nëpër sondazhe rezultojmë kështu, – thotë ai, – por kemi edhe një lloj presioni që ta themi, sepse po të ankohemi ne me gjithë këto të mira, çfarë duhet të thonë të tjerët pastaj?”.

Së bashku me Finlandën, Norvegjinë dhe Islandën, vendi sërish pushtoi renditjen e raportit botëror të lumturisë për vitin 2018, ku Suedia zuri vendin e nëntë.

Por, një raport i Instutit Kërkimor të Kopenhagenit tregoi se, në të pesta vendet nordike, mesatarisht 12.3% e popullsisë është në vështirësi ose përjeton vuajtje, e kjo vihet re më së shumti te të rinjtë. /Top Channel/

Pas

Gjykata e Strasburgut sqaron çështjen Biba-Bianku

Para

Të tjera të papritura në Top Channel, Luana i merr ‘Big Brother-in’ Arbanës

Para
Të tjera të papritura në Top Channel, Luana i merr ‘Big Brother-in’ Arbanës

Të tjera të papritura në Top Channel, Luana i merr ‘Big Brother-in’ Arbanës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.