Romela Begaj arriti një rezultat historik në SHBA pasi arriti të shënoi emrin me germa të arta në histori duke u shpallur Kampione Bote.
Ajo u rendit e para në stilin e shkëputjesduke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë. Menjëherë pas këtij rezultati historic të arritur nga peshëngritësja shqiptare të parët që e uruan në rrjetet sociale ishin liderët politikë që nga presidenti e deri tek kryetari I opozitës. Por kaq, asgjë më shumë.
Kampionia ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” ku përveç gazetarëve nuk e ka pritur askush. Madje as nuk ishin kujtuar për një ceremony sa do modeste. Megjithatë Romela Begaj është shprehur se kjo arritje ishte jo vetëm për atë por edhe për Shqipërinë.
“I dedikoj të gjitha dashamirësve dhe Shqipërisë”, tha ajo.
Begaj shprehu synime edhe për medaljen olimpike pavarësisht se tha se është ende larg. “Do japim maksimumin jo vetëm unë port ë gjithë sportistët shqiptarë se ky është vendi ynë dhe duhet ta nderojmë”, tha ajo pavarësisht atmosferës së zbehtë në të cilën u prit.
Megjithatë kjo nuk është një gjë e re në vendin tonë. Përveç kombëtares së futbollit që edhe sikur arritje modeste të ketë bëhet shumë bujë, për sa u përket disiplinave të tjera edhe nëse spotistët kanë rezultate shumë të larta, nuk marrin vëmendjen dhe vlerësimin e duhur.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post