20:46 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ky kostum kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra”, Braçe i mburret Shehajt se e ka qepur lirë, demokrati: Është më e lartë se rroga mesatare! (VIDEO)

15:28 | 13/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ky kostum kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra”, Braçe i mburret Shehajt se e ka qepur lirë, demokrati: Është më e lartë se rroga mesatare! (VIDEO)

”Ky kostum kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra”, kështu i është mburrur sot deputeti socialist Erion Braçe, deputetit demokrat Agron Shehaj, duke e servirur për të si të qepur lirë dhe duke i kujtuar se kostumi i Shehajt është qepur 1500 euro.

Por me sa duket Shehaj nuk ka ndenjur gojëmbyllur duke i kujtuar se 300 mijë lekë të vjetra është shumë më e madhe se rroga mesatare e një shqiptari.

Replikat, në videon siguruar nga ”Lapsi.al” nisën kur Shehaj i tha Braçes se kostumi që mbante veshur nuk justifikonte dot burimin e të ardhurave. Kaq ka mjaftuar, që Braçe të shpërthente, dhe në revoltë e sipër ka thënë se xhaketa është qepur nga një stilist shqiptar dhe se nuk kushtonte më shumë se 300 mijë lekë.

”Është egzakt sa paga minimale që ti u paguan atyre punëtorëve që i përdor si skllevër në biznesin tënd!”, i ka kujtuar Braçe  Call Center-in që Shehaj ka. 

Muaj më parë Braçe hodhi akuza publike për gazetaren Rudina Xhunga, e cila në portalin e saj kishte shkruar për koston e veshjes së tij. Braçe tha se veshja e tij ishte blerë lirë: palltoja rreth 220 mijë lekë të vjetra dhe pantallonat rreth 40 euro.

Debati për çmimin dhe pjesën ”vetëm” sjell në kujtesë shprehjen e famshme të Eduard Shalsit: ”Ne nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç’kanë bërë këta!”, e cila u interpretua gjatë. 

Nëse është e vërtetë që kostumi i Braçes kushton 300 mijë lekë, duhet thënë, është me çmim tregu. Braçe po që di të bëjë pazar! (V.G/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=86&v=hpjTSkQ25kc

 

Etiketa: agron shehajerion bracekomisionshehaj
Pas

Basha: Me ndërtimet në shkolla postrohen paratë e krimit, “Buxheti 2018” të hetohet nga Prokuroria

Para

Radhë të gjata në Kapshticë, dogana greke punon me sportele të reduktuara, qytetarët presin mes të ftohtit

Para
Radhë të gjata në Kapshticë, dogana greke punon me sportele të reduktuara, qytetarët presin mes të ftohtit

Radhë të gjata në Kapshticë, dogana greke punon me sportele të reduktuara, qytetarët presin mes të ftohtit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

Punonjësi bie duke montuar tendë, në hetim pronari i karburantit në Delvinë

PD kërkesë drejtuar KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.