Joleza Koka ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila pak ditë më parë i doli në mbrojtje kandidates së re për deputete të PD-së duke thumbuar Joleza Kokën me deklaratat e saj të dikurshme.
Në një reagim të sajin sot Hajdarmataj përveçse e përgëzoi Barbara Dodën për misionin e marrë ka pasur një thumb dhe për sociailistët. Ajo risolli në vëmendje atyre që në vend të merren me “xhaxhi dhe teta” të kujtojnë deklaratat e Joleza Kokës që zgjohej në mëngjes në pallatet e ish-ministrave.
Pesë ditë pas kësaj deklarate, Joleza Koka, shprehet se Hajdarmataj nuk duhet të sulmonte atë për të mbrojtur një tjetër vajzë. Sipas saj, ajo diçka ditka lidhur me fjetjet dhe zgjimet në pallate ministrash se kot nuk flet. Në vazhdim të replikës, Koka e cilëson “Hajdarmataj dhe racën e saj si mallikimin më të madh të Shqipërisë”.
Sa për kandidaten e re të PD-së për deputete dhe të tjerë të rinj që kandidojnë, Joleza Koka shkruan se kandidatet e reja nuk ia kanë idenë se çfarë po ndodh. Barbara Dodës në krahasim me të, ia kanë falur vendin ndërsa ajo është ngritur nga një pozicion në tjetrin brenda PS-së.
Reagimi i Joleza Kokës:
Kam një Kritikë për deputeten e PD që me shumë bujari i doli në mbrojtje një vajzë të re duke u treguar cinike me një tjetër vajzë të re. Jam kritike me zonjën Mimoza Hajdarmata, deputete në Tropojë sepse u tall me mua në tentativë për të mbrojtur 20 vjeçaren Barbara Doda e cila u vu në lojë sepse tha: ‘një ditë në mbledhje i thashë kryetarit të partisë o xhaxhi’.
Për zonjën Mimoza kaq mjaftoi për të tërhequr një vijë krahasimore midis meje dhe Barbaras, duke thënë se ndryshe nga unë që gdhihem tek pallati i Saimir Tahirit, Barbara gdhihet mbi projekte.
Ka disa çështje kontradiktore këtu :
-Nëse dikush është duke u gdhirë mbi projekte atëherë e mira është që ta lini ti mbaroj ato projekte. Marrja e të rinjve nga bankat e shkollës dhe vendosja në pozicione ku nuk janë të përgatitur ju krijon iluzionin e të qenurit special, më të mirët se të tjerët dhe që e meritojnë çdo gjë që në fakt po ju falet. Kjo i shtynë që në të ardhmen të mos përpiqen për ti arritur gjërat me punë por do të tentojnë gjithmonë rrugë më të shkurtra, të cilat mund ti dëmtojnë ata vet ose të gjithë vendin. Kemi plot raste politikanësh të tillë sot, që nuk i bind dot njeri ti lëshojnë karriget sepse e marrin për të mirëqenë që i meritojnë e janë të gatshëm të thyejnë çdo ligj e të shkelin mbi njerëz dhe parime.
– Zonja deputete ktheu vëmendjen tek morali. Pra vajzat e PD nuk flen nëpër pallatet e ministrave. Tentativa e poshtërimit të figurave të reja për çështje morali është një karakteristikë jo vetëm e vendit tonë por e gjithë Ballkanit dhe zonja deputete duke qenë grua vet dhe përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve në parlament duhet të më mbronte edhe mua në opinionin publik, e jo të aludonte mbi ndershmërinë time. Pasi në këtë mënyrë na bën të gjithëve të mendojmë që ajo vet që ka arritur të jetë tashmë deputete, diçka dika më mirë nga këto punë, se kot nuk flet.
– Është e vërtetë që nuk ka kurrfarë lidhje midis meje dhe Barbaras. Barbara anuloi pushimet e verës dhe për herë të parë po angazhohet në fushatë sepse i kanë varur kapistrin e kandidates. Unë kam 7 vjet përfshirje në parti politike duke filluar nga aktiviste në organizatore dhe i kam kaluar hap pas hapi të gjitha etapat e rritjes në parti deri në pozicionin më të lartë, atë të kryetares së rinisë. Barbara i thotë me të drejtë kryetarit të partisë Xhaxhi, sepse është në pozita inferiore, sepse ia kanë FALUR vendin në listë. Ndërkohë vitet dhe puna ime në parti më dhanë mua guximin dhe vetëbesimin të dal përpara anëtarëve të forumit dhe të bëja detyrën time si kryetare. T’iu tërhiqja vëmendjen anëtarëve të sapoardhur që të mos jenë SERVILA, të mos bëhen SKLLEVËR të pushtetit e që këta Xhaxha me kollare që shikojnë me adhurim si puna e Barbaras sot janë njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët, që herë janë ministra herë nuk janë.
Vendosja e të rinjve të pa angazhuar dhe të pa informuar në pozicione të tilla ku iu deformojnë karakterin, pritshmërinë dhe të ardhmen nuk duhet duartrokitur. Vet emisioni tendencioz i Blendi Fevziut krijoi një dakortësim të opinionit publik që kandidatet e reja as ja kanë haberin fare se çfarë po ndodh por i kanë vënë nëpër lista sa për numër. Ky nuk është as promovim, e as fuqizim i rinisë. Këto janë kartona pa të drejtë fjale.
Ty zonja Mimoza patjetër që të vjen mirë dhe i bën jehonë paraqitjes së dobët të një kandidateje për deputete në media sepse në këtë mënyrë të duket vetja më e zgjuar. Dhe ti dhe rraca jote jeni mallkimi më i madh i Shqipërisë. Sepse që të mos dali në pa paaftësia juaj iu rrihni shpatullat dhe promovoni më të pa diturit e më të pa përgatiturit. Sa të jesh ti dhe soji i burrave e grave si puna jote në qarkullim, djemve dhe vajzave si puna ime që kemi mbaruar nga dy universitete, që kemi dal tërë jetën me dhjeta, që dimë nga shtatë gjuhë të huaja, por që na del koha edhe të lexojmë libra e të ikim ti takojmë shokët e shoqet, të merremi edhe me partinë nuk na vjen radha. Nuk na vjen radha NE, se nuk jemi numëror topi si puna juaj zonja Mimoza.
(XH.A/SHUPLAKA)