Kreu i PD-së nga Cërriku, pas prezantimit të kandidatit për Kryetar Bashkie, Servet Duzhën, u ndal dhe te gjendja ekonomike që ka vështirësuar jetët e qytetarëve. Ai premton që në ardhjen e tij në qeveri, do të rriten rrogat dyfish. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që kryedemokrati diskuton është subvencionimi i fermerëve. Në argumentin e tij, jepet një krahasim i Kosovës dhe Shqipërisë, ku Kosova me gjysmën e buxhetit të shtetit Shqiptar, subvencionon dy herë më shumë se sa subvencionon qeveria shqiptare fermerët e saj, aq më tepër ai e përcakton qëndrimin e qevrisë ndaj tyre si atë të një armiku. Ndër të tjera, Berisha ndalet dhe te rasti i mbjelljes së fidanëve nga Erion Veliaj, që thotë se ka mbjellur 1 milion të tillë, ndërkohë që kreu i PD-së thotë që sipërfaqja e pemësve të mbjellura nëse do ishin 1 milion të tilla, duhet të ishte 10 herë sa Parku i Liqenit. Sipas tij, ai jo që nuk i ka mbjellur kaq pemë, po ka vjedhur të paktën 20 milion euro prej tyre. Për Berishën ky është një monizëm edhe më i zi se ai që populli shqiptar ka kaluar një herë.
Berisha: Si njeri që nuk njeh ligj, që s’përfillë normë, thotë se do u japë pensionistëve 50 mijë lekë, kur u premtoi 80 mijë. Ju garantoj se në aktet e para të qevrisë së ardhshme do jetë dyfishimi i rrogave. Shqiptarët do të ngjiten përsëri në krye të rrogave dhe pensioneve në rajonin tonë. Shqipëria është një nga vendet më të pasura në këtë rajon për nga apsuritë natyrore, kjo mjafton që këto pasuri të kthehen në mirësi. Qëndrimi që mban qeveria ndaj fermerëve është më i lig se sa po të ishte një pushtues i egër. Në kushtet e tregut çdo qeveri subvencionon për prodhim, sipërfaqe, përpunim, nuk humbet nga kjo, subvencioni në bujqësi është ëin ëin situation. Në Shqipëri kishte 5.1 sivjet 3.2 miliard dhe këto “shteti i jep para shtetit”. Në Kosovë për çdo hektar grurë jep subvencionin për sipërfaqe, plehra, për prodhim, 400 euro hektari. Çdo hektar sere me 1000 euro, hektar zarzavate 500 euro, patatja 800 euro, lopët me 90 euro, dhi dele derr me 25 euro. Gjysmën e buxhetit tonë ka Kosova, po paratë nuk i përdor për të fluturuar kryeministri 176 herë më avion me kushte të atilla, të blejë një vazo për kopshtin e kryeministrit 4 milion euro. E bën me cinizëm ndaj jush. Ai e konsideron veten qenie superiore. A duhet ne të vazhdojmë në këtë mënyrë, nëse e bëjmë me indiferencën do bëhemi nxitës të këtij rrënimi në vendin tonë. Votojmë për varfërimin tonë, ndaj duhet të votojmë ndryshimin. Këto janë zgjedhje lokale, por janë zgjedhjet e jetës sonë me të cilat ne i themi kësaj organizate kriminale që i përdor paratë për tu pasuruar vetë, që nuk na mashtrojnë më. Veliaj u thotë qytetarëve që mbolla pemën e 1 miliont, ku me standrte normale duhen 800 hektarë, 10 herë parku i Liqenit, ai vjedh paratë e fidanëve, ja ku avulloi në xhepat e tij 20 milion euro. Këta nuk kanë skrupuj as ndjenja, ndaj Shqipëria na fton të votojmë ndryshimin. Kam besim se deri në 14 maj do bëni gjithçka për të bindur çdo qytetar të Cërrikut, çdo demokrat, socialist të bashkohen me ne për të firmosur ndryshimin, sepse ky ëhstë një shans i madh, këto ajnë zgjedhje për një mision të madh. Të vendosim pluralizmin në Shqipëri. Ky monizëm është po aq i zi sa i pari, bazohet në krimin drogën dhe vejdhjen, ak bërë jetën tonë plotësisht të pasigurt. Po rrënon bizneset familjare.