20:28 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ “Ky plehrë shtet është vrasës më i madh dhe më i ndyrë sesa urrejtja racore e policëve grekë.” Shpërthen sociologu i njohur

12:03 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ “Ky plehrë shtet është vrasës më i madh dhe më i ndyrë sesa urrejtja racore e policëve grekë.” Shpërthen sociologu i njohur

Përmes një statusi në Facebook, sociologu i njohur Ergys Mertiri ka shpërndarë për ndjekësit e tij një dokumentar të realizuar nga Aulon Kalaja mbi detajet e vrasjes nga policia e shtetit grek 2 vite më parë të të riut nga Shqipëria, Pëllumb Marnikolaj.

Mertiri thotë se Marnikolaj ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore në rajonin e policisë, ku ishte detyruar të paraqitej herë pas here, deri në përfundim të një hetimi që po e nxirrte të pafajshëm.

Ai tregon detajet mbi vrasjen e të riut që nga momenti i ndalimit, vrasjes së tij, fshehjes së ngjarjes, tentimit për t’a varrosur 40 km larg Athinës, dhe gjetjes së trupit fare rastësisht nga familjarët në varrezë pak momente përpara se të varrosej, falë ndihmës së dhënë nga një punonjës në morgun e spitalit.

Sipas Mertirit, në ngjarje janë përfshirë strukturat e policisë, avokatë, prokurorë dhe një sërë hallkash të cilat bashkëpunuan në krim.

Nga ana tjetër, sociologu fajëson Ambasadën Shqiptare në Athinë si dhe Ministrinë e Jashtme për mos interesim ndaj çështjes në një kohë kur sipas atij, e gjithë Greqia u ngrit në këmbë për vrasjen e minoritarit grek, i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë e shtetit shqiptar.

“Ky plehrë shtet është vrasës më i madh dhe më i ndyrë sesa urrejtja racore e policëve grekë,” – shkruan ai.

Sipas Mertirit, vetë grekët u ngritën në protestë kundër shtetit të tyre në rastin e Marnikolajt dhe protesta e organizuar në Athinë, kishte shumë më tepër pjesëmarrës sesa protesta e organizuar në Tiranë për të.

Sociologu i njohur e mbyll shkrimin duke thënë se me sa duket jetën e shqiptarit e vlerësojnë më shumë grekët sesa vetë shqiptarët!

Statusi i plotë i Ergys Mertirit:

Një ngjarje tronditëse e dëshmuar në një dokumentar të guximshëm nga Aulon Kalaja.

I riu Pëllumb Marnikollaj, vritet nga policia greke pas torturave çnjerëzore në rajonin e policisë, ku ishte i detyruar të paraqitej here pas here, deri në përfundim të një hetimit që po e nxirrte të pafajshëm. Më pas i bëhet një autopsi e rreme dhe trupi, pasi mbahet i fshehur në morgun e një spitali dërgohet për t’u varrosur si anonim në një varrezë 40 km larg Athinës.

Familja shqetësohet, shkon të kërkojë djalin, por ndeshet kudo me fshehjen e informacionit, ndërsa të gjithë avokatët tërhiqen nga cështja. Ata arrijnë ta gjejnë trupin në varrezë, pak momente para se të varrosej, fare rastësisht, falë një ndihme të dhënë nga një punonjës në morgun e spitalit.

Në ngjarje janë përfshirë strukturat e policisë, avokatë, prokurorë dhe një sërë hallkash, të cilat bashkëpunojnë në krim, së bashku me Ambasadën Shqiptare në Athinë, e cila, jo vetëm nuk ka vepruar, por ka fshehur ngjarjen duke mos i treguar familjes. Pas skandalit të plasur në media, prokuroria hap dosjen e hetimit, por ka dy vjet që nuk ka lëvizur as gishtin, duke e lënë ngjarjen të harrohet.

Më shumë sesa dramën e tmerrshme të një familjeje, dhe harbutërinë e një shteti fqinj si ai grek, dokumentari tregon sesa i qelbur e i mbaruar është shteti ynë. Ambasada nuk jep asnjë llogari për fshehjen e krimit, duke e lënë familjen edhe pa trupin e të afërmit të vet, ndërkohë që më pas nuk lëviz as gishtin për t’i kërkuar prokurorisë greke informacion mbi hetimet apo të shtyjë institucionet greke të avancojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Po të njëjtën gjë bën edhe Ministria e Jashtme. Ndërkohë që e gjithë Greqia u ngrit në këmbë për vrasjen e një minoritari, lindur e rritur në Shqipëri, i vrarë në shkëmbim zjarri me policinë, shteti shqiptar nuk luan as gishtin kur shtetasit e tij vriten në rajonin e policisë, pa kryer asnjë krim.

Ky plehrë shtet është vrasës më i madh dhe më i ndyrë sesa urrejtja racore e policëve grekë. Për tu shënuar është edhe fakti që vetë grekët u ngritën në protestë kundër shtetit të tyre në rastin e Markolajt dhe protesta e organizuar në Athinë, kishte shumë më tepër pjesëmarrës sesa protesta e organizuar në Tiranë për të.

Fatkeqësisht duket se jetën e shqiptarit e vlerësojnë më shumë grekët sesa vetë shqiptarët!

Kush ka zemer te forte, dokumentarin mund ta ndjeke ketu:

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

(VIDEO) Qëllohet me libra e lapsa ministria e Arsimit, studentët thirrje: Duam bursa, duam dije, jo pallavra qeverie

Para

Gjykata vendos 30 ditë burg për Nikolla Gruevskin

Para
Para arratisjes, Gruevski i dërgoi letër krerëve të BE-së, çfarë kërkoi ish-kryeministri

Gjykata vendos 30 ditë burg për Nikolla Gruevskin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.