Pas aksidentit të rëndë gazetari Armir Mehaj ka folur rreth kësaj eksperience të vështirë. Ditën sotme ai është larguar nga spitali pasi ka përfunduar edhe kurimin. Mehaj ka falenderuar familjarët, miqtë, të afërmit, kolegët dhe mjekët që i qëndruan afër në këto ditë të vështira.
“Ky rast ka qen refleksion i madh për të gjithë jeten time, ndaj faleminderit qindra atyre njerzve që u angazhuan për të kaluar ktë fazë të parë të ksaj çfar kalova. Të gjithvë ZOTI j’ua shpërbleftë me mirësi dhe kurr mos përjetofshi atë çfar përjetova unë.”, shprehet Armir Mehaj.
Sjellim në vëmendje që Mehaj u aksidentua duke u kthyer nga Tirana drejt Pukës disa javë më parë. Mehaj ishte duke kaluar nëpër disa kthesa, por një grumbull rëre në një kthesë të padukshme ka shkaktuar aksidentin e frikshëm.
REAGIMI I PLOTË:
Të nderuar miq pasi një sfide jo të lehtë me aksidentin, sot mori fund dhe përballja me krevatin e Spitalit. Është momenti për shumë falenderime, por në radhë të parë falenderimi i takon Zotit të gjithmëshirshëm e fuqi-plotë. Falenderim i përzemërt për Dr.Dodë Bocin, i cili bëri atë që do bënte një baba mjek për birin e tij, në kushtet e rrethana që fare lehtë mund të tërhiqej edhe për shkak të specifikës se dëmtimeve që kisha. Një falenderim me ndjenjë borxhi për forcen e kurajon që më dha shoku si vëlla Klevis Qose, nën duart e të cilit kaluan dhe momentet e vështira. Shumë falje dhe mirënjohje për vëllain tim të fëmijërisë Besar Pema, i cili prishi çdo gjë nga pushimet e tij duke qëndruar pranë në çdo gjë, çfar solli shumë forcë. Flm dhe për Sajmiri që bëri çfar mundi. Kolegu Endri Mema ishte shumë kurajo, por dhe sakrifikoj të vinte duke qëndruar dhe në spital me mua. Flm të gjithë atyre kolegëve dhe miqve që më mbështeten veçanërisht, Fran Gjoka, Gjin Ceca, pastor Aleksander Molla bashkëshortës së tij Vera Molla, myftiut Gëzim Kopani e dhjetra të tjerë që u ofruan për ndihmë edhe pse falë Zotit nuk ishte e nevojshme. Faleminderit për jetë miqve të mirë, Dr.Lekë Lleshi e Dr.Gjelosh Kasa pa lën pas Dr.Rifat Laçin dhe Dr.Musa Vela që kanë kontribur pafund. Faleminderit kryebashkiakut Gjon Gjonaj dhe drejtorit të Spitalit, Enver Sulejmani, shokve të mij Tan Zaja, Flutures, Tan Seferit, Arjan Dodës e shumë të tjerë për çdo gjë çfar bën pas asaj çfar kalova naten e asaj të djele. Por kuptohet po mos të ishte kurajo e prinderve të mi të dytë Nazim e Muradije Brahaj, por dhe birit të tyre, vëllait tim Eljon Brahaj kjo gjë do ishte ende më e vështirë. Faleminderit të gjithë familjes time të madhe xhaxhallarve dhe tezeve, kushërinjëve e kushërirave që qëndruan zgjuar e ecen me kilometra të tërë. E në fund familja ime e ngushtë që mbi të gjitha përballoj dhimbjen e lajmit për aksidentin dhe çdo gjë në vijim, por kunatat e mija janë ata që u kujdesen për çdo gjë dhe nuk bën të ndjehej për asnjë çast mungesa e një motre biologjike. Një falje të madhe Kledisit, nipit tim që aq shumë e ka përjetuar ktë situatë e qëndroj 18 ditë në Spital, Lindi vijon të mbetet pika e dobët, ndersa Erdi kaloj netet pa gjumë për shkakun tim. Ky rast ka qen refleksion i madh për të gjithë jeten time, ndaj faleminderit qindra atyre njerzve që u angazhuan për të kaluar ktë fazë të parë të ksaj çfar kalova. Të gjithvë ZOTI j’ua shpërbleftë me mirësi dhe kurr mos përjetofshi atë çfar përjetova unë. (J.V/Shuplaka)