Aktivisti i njohur Genc Sejko, i njohur ndryshe si “njeriu i memeve”, iu bashkua mbrëmjen e djeshme protestës së opozitës, duke qëndruar larg grupimeve politike dhe me të birin e tij në krah.
Teksa ndan fotot nga protesta, plot me humor aktivisti shkruan: ‘Ky talebani është djali im. Mezi e mbajta se donte të shkaktonte dhunë. I mora edhe shishen e qumështit se donte ta hidhte në drejtim të kryeministrisë. ‘Mos bëj gabim’ i thashë ‘se do të ndalojnë daljen nga Shqipëria’.
Protesta e djeshme iu dedikua fëmijëve dhe nuk u shënua asnjë incident, apo përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë.
Kjo është hera e parë që aktivisti i bashkohet një tubimi të tillë të thirrur nga subjektet politike, ndërkohë që kujtojmë se më së shumti ‘protesta’ e tij është bërë përmes memeve therëse që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Gjithashtu, Sejko ishte një nga nismëtarët e organizimit dhe zhvillimit të protestës së diasporës në fund të Dhjetorit të kaluar.
Discussion about this post