Pandemia e koronavirusit tashmë ka prekur shumë vende në mbarë botën, ndërkohë që janë rregjistruar edhe shumë vdekje, kryesisht të moshura, por nga ky virus vdekjeprurës kanë vdekur she të rinj.
Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Britani dhe sipas mediave, e reja nuk kishte sëmundje të tjera.
Chloe Middleton bëhet ne dije se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër e mëprashme, ndërkohë që bëhet një nga viktimat më të reja në Britani.
Mama e saj Diane Middleton postoi një dedikim që të thyen zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.
Në postimin e saj në Facebook, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruan: “Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.