Kylie Jenner vendosi të prezantojë për herë të parë djalin e saj me miqtë e saj online.
Pothuajse një vit pas lindjes së tij, miliarderja 25-vjeçare tregoi dhe emrin që ajo dhe Travis Scott i dhanë djalit të tyre 11-muajsh.
Siç tregon postimi i saj në Facebook, i vogli quhet Aire ndërsa Kylie është kujdesur që t’i tregojë edhe fytyrën të voglit, me një sërë fotosh që i ka realizuar.
Fëmija i saj i dytë lindi në shkurt të vitit 2022 dhe për kaq gjatë, Kylie Jenner e ka mbajtur atë larg syrit të publikut.