Këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti mori pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar.
Ceremonia u mbajt mbrëmjen e së dielës, në Los Anxheles të Kalifornisë, ku u vlerësuan prodhimet kinematografike dhe artistët më të mirë të vitit që lamë pas.
Por ndonëse nuk ka mundur të jetë në sallën e ceremonisë, Bleona Qereti ka qenë e ftuar në festën ekskluzive të “Vanity Fair”, ku i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj.
Ajo u shfaq tërësisht topless dhe bëri që të gjitha mediat e huaja të shkruajnë për të.
“Daily Mail”, shkruan se këngëtarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me look-un e guximshëm.
Ndërsa “Express.co.uk”, shkruan se Bleona ka shokuar të pranishmit.
Këngëtarja ishte e ftuar edhe në festën e përvitshme të çmimeve Oscar të organizuar nga Elton John, ku dha një performancë peerfekte me një fustan ngjyrë rozë të shndritshëm nga stilisti Elie Saab.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post