Kryedemokrati Lulzim Basha, është kritikuar nga analistët dhe politikanët, se duke hequr nga listat e kandidatëve për deputetë Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, ka ‘vrarë dy zogj me një gur’. Kjo sepse ato kanë qenë dy prej kritikëve më të fortë të Bashës, brenda PD-së.
I pyetur nga Sokol Balla, në emisionin “Top Story” Basha është përgjigjur se askush nuk është i përjetshëm në politikë.
“Kjo është një fabul e ndërtuar. Ka deputet që kanë qenë 4 vjet ose 2 vjet. Fakti që janë jashtë listës nuk është që janë hakmarrës ndaj njërit apo mirënjohës ndaj tjetri. Nga ana tjetër asnjëri nuk ia zuri vendin tjetrit. Ka dy vendime: Askush nuk është i përjetshëm në politikë. Dhe nga ana tjetër duhet që të promovohen të rinjtë.”, është shprehur Basha. (D.D/Shuplaka)