Pak kohë më parë Ervin Koçi dha dorëheqjen nga mandati i tij në qarkun e Fierit me arsyen se kërkonte të angazhohej në administratën publike.
Ndërsa sot njoftohet se ai do të kandidojë tashmë për të marrë postin e Kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama.
Pak kohë më parë nga ky post u shkarkua nga ky post Enkelejda Shehi , gruaja e Dashamir Shehit. Ka qenë komisioni i Ekonomisë që e propozoi fillimisht shkarkimin e saj.
Ky shkarkim u përfol për prapavijë politike por sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë Braçe ka qenë Bordi i këtij institucioni që ka kërkuar shkarkimin e Shehit.
Shkarkim i cili vazhdimisht nuk u mbështet nga anëtarët e LSI-së në koalicion dhe në Kuvend. (E.K/SHUPLAKA)