18:37 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”La Repubblica”: Terrorizmi, flamuj të ISIS-it në fshatrat shqiptare. ”Fuçi baruti” për Puglian

10:39 | 07/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit
0
”La Repubblica”: Terrorizmi, flamuj të ISIS-it në fshatrat shqiptare. ”Fuçi baruti” për Puglian

””Fuçi baruti” për Puglian”, kështu e cilëson sot ”La Repubblica” rrezikun terrorist që vjen nga Shqipëria. Në një shkrim të detajuar  publikohen detaje për rrjetin e ISIS-it që sipas saj nis nga fshatra shqiptare, për të përfunduar në Itali e ku elementët e rrezikshëm komunikojnë për sulme terroriste ndërkombëtare siç kanë qenë ato të Francës. ”Fenomeni i Radikalizimit përtej Adriatikut shqetësojnë Inteligjencën Italiane: Në territorin puljez ka komunitete vendase të fshatrave ku valviten flamujt e Kalifatit”, shkruan ”La Repubblica”.

SHKRIMI I PLOTË:

Është Adriatiku nga ku tani vjen një nga alarmet kryesore për terrorizëm në Itali. Dhe Puglia është kufiri i këtij rreziku. Askund nuk hyjnë flukset emigratore. Alarmi nuk ka të bëjë as me anijet e dëshpëruara që afrohen në brigjet e Salentos apo me mijëra azilkërkues duke pritur lejën e qëndrimit dhe që dërgohen në Bari dhe Foggia apo në pikën e nxehtë të Tarantos.

Paralajmërimi vjen nga Shqipëria ku shërbimet tona të inteligjencës, si dhe ato të shumicës së vendeve perëndimore, kanë lëshuar alarmin e radikalizimit në disa fshatra dhe në veçanti ato në kufirin e Kosovës, që prej kohësh valvisin flamurin e zi të ISIS-it. Dhe gjithnjë e më shumë shtohen rastet e radikalizmit.

 “Kjo po bëhet një fuçi baruti”,  arsyeton një burim hetimor i kualifikuar italian. “Dhe në këtë kuptim Itala bëhet një vend i ekspozuar. Dhe Puglia në veçanti.” Kjo për shkak të afërsisë gjeografike, për shkak të pranisë së komunitetit rrënjosur thellë dhe për ato lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

RASTI I SHQIPËRISË. Që nga fillimi i Shtetit Islamik një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të huaj u nisën nga Ballkani Perëndimor dhe sidomos nga Shqipëria. Mendohet të jenë të paktën 1000. Në 12 muajt e fundit, megjithatë, rrjedha është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme. Nuk është rastësi: humbja e tokës në Siri ka shtyrë ISIS-in për të bllokuar udhëtimin e atyre që duan të sjellin, në fakt, konfliktin në Perëndim. Nuk është rastësi që raporti i inteligjencës evropiane sinjalizon një radikalizim më të thelluar pikërisht në këto muaj. Një alarm që në një një farë mënyrë autoritetet shqiptare janë duke u përpjekur për ta përballuar.

Nëntë persona janë dënuar për rekrutim, si dhe janë duke u përpjekur për të bërë punë mbi xhamitë megjithse 89 duket të jenë krejtësisht jashtë kontrollit. Shërbimet shqiptare kanë raportuar si “shumë të rrezikshëm” 10 imamët, dy nga të cilat, megjithatë, janë në burg. Më i rrezikshmi prej tyre, Almir Daci, duhet të ketë vdekur në prill të vitit të kaluar në Siri: është ai nga Leshnica, vendi në juglindje të Shqipërisë, ku mbajti xhaminë që ka radikalizuar qindra njerëz. Djemtë në Leshnicë, Zagorcan dhe Rremen janë ata që tani bëjnë Evropën të dridhet.

RRJETI PULIEZ. Nuk janë qytete dosido. Në Itali jetojnë prej kohësh komunitete të këtyre zonave. Sidomos në Puglia, me përqendrime në Salento dhe në një qytet në provincën e Barit. Një djalë nga ato zona, Ervis Alinj, kishte lëvizur në Puglia që i vogël dhe më pas u kthye me prindërit në Shqipëri. Këtu ai u radikalizua dhe vetëm në më pak se dy vjet më parë vdiq duke luftuar në Siri. Vijnë nga Shqipëria  juglindore eksponentët e shquar të krimit të organizuar puliez, duke jetuar për vite në Bari dhe janë aktivë në veçanti në trafikun e drogës dhe atë të armëve.

Një faktor ky që e bën potencialisht më të rrezikshme situatën, pasi kjo lidh krimin e organizuar me organizatat terroriste. Jo rastësisht, mbi strukturën kriminale shqiptare (qelizën e terorizmit) punon DDA-ja e Barit. Një skedë është hapur pas masakrës së Nicës, por deri më sot, më tepër se një pistë e vërtetë investigative, bëhej fjalë për një sugjerim. Chokri Chaffroud, bashkëpunëtori i Mohamed Bouhlel, vrasësi në masë i Nicës kishte jetuar për vite në Gravina, ku jeton një prej komuniteteve më të rëndësishme shqiptare dhe sipas hetimeve që po zhvillohen edhe me biznes kriminal. Dhe ishin pikërisht shqiptarë dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Bouhlel-it, arrestuar pas masakrës në Promenade me akuzat se kishin ofruar mbështetje logjistike për të kryer sulmin.

PARANDALIMI. Rreziku është i qartë, në këto muaj ata janë duke marrë të gjitha masat derisa rreziku mbetet i pranishëm. DNA-ja, Drejtoria Kombëtare Antimafie dhe Antiterrorizëm nënshkroi në verë një protokoll me kolegët serbë që vetëm shërben për të futur në rrjet informacion. Në këtë kuptim, porti i Barit që konsiderohet si qendër për kalimin, është në gjendje të ofrojë një mbështetje themelore: në fakt ka një sistem kompjuterik të regjistrimit të udhëtarëve që lejon me qëllim që forcat e policisë të kontrollojnë në kohë reale kush kalon, kur dhe sidomos me kë udhëtojnë.

Në sajë të këtij softwari, vetëm një në Itali, u bë i mundur identifikimi i Ahmed Dhamanit, një nga mbështetësit e Salah Abdeslam, terroristi që sulmoi Parisin më 13 nëntor, 2015. Askush nuk e dinte emrin e tij, por në Bari u zbulua se të dy kishin udhëtuar nga Bari për Patras në 1 dhe 5 gusht, në këtë udhëtim në Greqi, ku ndoshta është organizuar masakra. (V.G/SHUPLAKA)

Artikulli i ”La Repubblica”

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas

E ndarë në 13 thasë, sekuestrohet 44 kilogramë drogë në Tiranë, në pranga 28-vjeçari (IDENTITETI)

Para

Operacioni ”Acari”, si u kapën nga policia 3 trafikantët në Lezhë

Para
Operacioni ”Acari”, si u kapën nga policia 3 trafikantët në Lezhë

Operacioni ''Acari'', si u kapën nga policia 3 trafikantët në Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

Bashkia e Elbasanit: 95% e zjarrit në landfill është shuar, ka vetëm gaz dhe avull

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.