23:22 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Laborator droge brenda vilës në Fier, në pranga 6 burra dhe 2 gra, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së (DETAJE)

10:08 | 15/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Laborator droge brenda vilës në Fier, në pranga 6 burra dhe 2 gra, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së (DETAJE)

Detaje të reja janë zbuluar nga laboratori i drogës në Fier, i cili u zbulua në sajë të operacionit të koduar “Llampa”. Ishte fatura e kripur prej 3 milionë lekësh të vjetra që nxorri zbuluar laboratorin e drogës dhe përgjegjësit e saj.

Mësohet se droga kultivohej në  katin e dytë dhe të tretë të një banese 3-katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare. Lënda narkotike, kultivohej në ambientet e mbyllura të ndërtesës, përmes energjisë elektrike.

Me finalizimin e operacionit, janë vënë në pranga 8 persona, mes tyre 6 burra dhe 2 gra. Mes të arrestuarve, 2 janë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Është kryer arrestimi i shtetasve:

1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

Detaje nga Policia e Fierit:

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:
-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.

Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të trajtimit dhe verifikimit të informacionit policor të marë nga qytetarët, më datën 15.04.207, u organizua kontrolli i banesës dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Memushaj.

Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime Cannabis Sativa, një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e tharë e ndarë në 16 qese e përgatitur për shitje, 7 fishekë pistolete dhe 16 fishekë automatiku.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier mbi bazën e Neneve 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimFierlaborator drogeoshee
Pas

Kur gurët dekorativë shndërrohen në diamantë me ”shkopin” e medies

Para

“E vjetra ende në fuqi, ASHE për paprekshmërinë e votës”, ç’tha Meta për Idrizin, Bashën dhe presidentin

Para
Dy orë takim kokë më kokë me Donald Lu, Meta zbulon për mediat çka u fol në takim

“E vjetra ende në fuqi, ASHE për paprekshmërinë e votës”, ç’tha Meta për Idrizin, Bashën dhe presidentin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.