02:10 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Laboratorë për kontrollin e ilaçeve”, Spartak Braho-Manastirliut: Shqipëria pre e mafias europiane. ‘Nxehet’ Tom Doshi

12:05 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Laboratorë për kontrollin e ilaçeve”, Spartak Braho-Manastirliut: Shqipëria pre e mafias europiane. ‘Nxehet’ Tom Doshi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur ditën e sotme Komisionin e Shëndetësisë, ku u miratuar në parim projektligji për aderimin e konventës e farmakopesë europiane në vend.

Manastirliu tha në Komisionin se zbatimi i standardeve të Farmakopesë Evropiane edhe në Shqipëri do të garantojë standardin europian për barnat që prodhohen dhe qarkullojnë në Shqipëri.

Sipas Manastirliut, Farmakopeja do të jetë “bibla” referuese për analizimin, regjistrimin, importimin dhe prodhimin e barnave.

Ministrja deklaroi se investimi që po kryhet në laboratorët e kontrollit të barnave në vend, i shërben garantimit të këtij standardi.

“Dy laboratorët e rinj që po ndërtohen dhe pajisen me aparatura moderne në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të sigurojnë zgjerimin e gamës së analizave për kontrollin e cilësisë së barnave”, tha Manastirliu.

Por menjëherë pas fjalës së ministres, fjalën e ka marrë deputeti i PS, Spartak Braho.

Braho në fjalën e tij tha se vendi ynë është pre e mafies së barnave që ekziston në Europë, dhe se qytetarë nuk ankohen kot për cilësinë e barnave.

“Mesa kuptuam nga ministrja, akoma s’kemi laborator. Keni dëgjuar që në Europë ekziston mafia e barnave dhe Shqipëria ka qënë pre e kësaj mafie. Njerëzit nuk ankohen kot për cilësinë e barnave. Eshtë një vendim i domosdoshëm i qeverisë që të bëhet pjesë e kësaj konvente”.

Por ministrja e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë duke thënë se në Shqipëri nuk ka laborator të cilësisë së lartë, por kontrollohen të gjithë substancat që kontrollojnë barnat në vend.

Braho nuk është ndalur me kaq, por e ka pyetur ministres edhe për shpenzimet që do të paguhen për ngritjen e dy laboratorëve.

Manastriliu iu përgjigj se është vendosur një buxhet prej 1 milionë euro.

Bashkim Fino gjithashtu i është bashkuar debatit me ministren, duke e pyetur

“A nuk kishim mundësi të futeshim më shpejt në aderim? Pse pritëm 70 vjetorin e Këshilit të Europës”?

Ndërsa Tom Doshi i ka kërkuar ministres të sqarojë publikun se nuk kanë munguar laboratorët deri më sot por thjesht po shkoni drejt përmirësimit.

(K.H/FAXWEB)

Pas

”Më çmendët me sms-të tuaja”, Meta bën postim epik. Tregon nëse do shkojë në Komisionin Hetimor

Para

LAJMI I FUNDIT/ Dosja “Babale”, Gazmend Bardhi tek Krimet e Rënda

Para
“Rruga jonë është pa kthim”, paralajmëron Gazment Bardhi: Sot me ndalimin e makinave, nesër me ndalimin e…

LAJMI I FUNDIT/ Dosja "Babale", Gazmend Bardhi tek Krimet e Rënda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.